Takimi me Costën, deklarohet Osmani: Takim shumë i mirë, rikonfirmuam mbështetjen për Integrim Evropian

Pas takimit me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, tha se biseda është zhvilluar në frymë pozitive dhe është rikonfirmuar mbështetja për integrimin evropian të Kosovës.


“Ne sapo kishim një takim shumë të mirë me Costën, një takim me të cilin rikonfirmuam sërish mbështetjen për procesin e integrimit evropian për Kosovën, që është ekzistencial, një proces që gjatë tërë historisë e kemi mbështetur.

Është tepër me rëndësi që menjëherë pas zgjedhjeve të krijohen institucionet. I gjithë diskutimi shkoi në mënyrë pozitive”, deklaroi Osmani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit