Tahiri prezanton prioritetet për Vushtrrinë: Ngrohtorja e Qytetit, Kampusi i Shkollave të Mesme dhe kompensimi i dëmeve nga vërshimet

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Xhafer Tahiri, ka falënderuar qytetarët e Vushtrrisë për pjesëmarrjen dhe mbështetjen në tubimin zgjedhor, ku të pranishëm ishin edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Tahiri tha se në Vushtrri janë bashkuar qytetarë me bindje të ndryshme politike, të djathtë dhe patriotë, për të kundërshtuar, siç u shpreh ai, politikën e përçarjes dhe premtimet e pambajtura.

Ai theksoi se Vushtrria nuk do të lejojë që të cenohet dinjiteti dhe krenaria e qytetarëve, duke kundërshtuar ashpër ligjin e ri për shtetësinë. Sipas Tahirit, ai do ta kundërshtojë në Kuvend çdo iniciativë që, sipas tij, mund të mundësojë përfitime për persona që kanë vepruar kundër interesave të Kosovës.

Në fjalimin e tij, Tahiri prezantoi edhe prioritetet që LDK-ja synon t’i realizojë për Vushtrrinë, duke përmendur ndërtimin e Ngrohtores së Qytetit, Kampusin e Shkollave të Mesme, krijimin e Fondit për Mbështetjen e Gruas dhe kompensimin e 2.8 milionë eurove dëme të shkaktuara nga vërshimet.

Po ashtu, ai kritikoi kryeministrin në detyrë për mosrealizimin e premtimit për kompensimin e dëmeve nga vërshimet, duke pyetur pse ky obligim nuk është përmbushur që nga viti 2023.

“Pse qytetarët duhet të të besojnë përsëri për një premtim që nuk e realizove për tri vite?”, ka deklaruar Tahiri.

Në fund, ai u zotua se do të vazhdojë të mbajë fjalën e dhënë para qytetarëve, duke theksuar se për të premtimi është obligim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit