Një 36 vjeçare u gjet pa shenja jete – çka dihet deri më tani për ngjarjen tragjike në Suharekë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e së mërkurës fshatin Leshan të Suharekës, ku 36-vjeçarja Doruntina Bytyqi është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së saj.

Sipas burimeve viktima është gjetur në katin e dytë të shtëpisë me njërën dorë të djegur, pranë një nxemëseje. Në momentin tragjik, në katin e parë ndodhej motra e saj, me të cilën jetonte së bashku, ndërsa bëhet e ditur se 36-vjeçarja kishte pasur probleme të shëndetit mendor.

Rasti është raportuar në Polici rreth orës 07:00 nga mjeku kujdestar i QKMF-së në Suharekë, dhe është konfirmuar për Sinjalin nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesit rajonalë dhe ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML). Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit