Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka vizituar biznesin lokal Extra Color në Vushtrri, ku u prit nga pronarët Rexhep Rexha dhe Ibrahim Çerkezi. Ai i vlerësoi ata si shembull të punës, miqësisë dhe zhvillimit në qytet.
Tahiri premtoi se me programin e tij qeverisës, brenda katër viteve të ardhshme, çdo vit do të subvencionohen nga 100 familje apo çifte të reja përmes mbulimit të normës së interesit për kredi banesore.
“Së bashku do të ndihmojmë familjet e reja dhe do të nxisim zhvillimin ekonomik në Vushtrri,” tha ai, duke falënderuar njëkohësisht bizneset lokale për kontributin e tyre.









