Tahiri premton gjelbërim, ndriçim dhe modernizim të infrastrukturës në Mitrovicë

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri, ka zhvilluar një takim me qytetarët e lagjes Iliridë, ku ka prezantuar zotimet e tij për përmirësimin e kushteve të jetesës.

Tahiri tha se qytetarët meritojnë një mjedis më të pastër, më të ndriçuar dhe me infrastrukturë moderne që u shërben të gjitha moshave dhe familjeve.

Ai u zotua për më shumë gjelbërim, ndriçim publik dhe investime në infrastrukturë, ndërsa veçoi Liqenin e qytetit, i cili sipas tij do të trajtohet me përkujdesje për ta shndërruar në një hapësirë atraktive për banorët dhe për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit