Tahiri nga Kuvendi: S’kemi detyrë tjetër përpos të vijmë në vendin e punës, Kurti e ka ndalur Kosovën

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar nga salla e Kuvendit se deputetët kanë për detyrë të jenë në vendin e tyre të punës dhe të punojnë për konstituimin e institucioneve.


Tahiri e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se moskonstituimi i Kuvendit po e pengon Kosovën të bëjë “hapin e parë”.

“Ne s’kemi punë tjetër, nuk kemi detyrë tjetër përpos të vijmë në vendin tonë të punës, vendin ku na ka besuar qytetari. Moskonstituimi i këtij institucioni është sikur të mos duash ta bësh hapin e parë. Albin Kurti e ka ndalur Kosovën të mos e bëjë hapin e parë”, ka deklaruar Tahiri.


Ai tha se Aleanca është pro konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së presidentit.

Tahiri po ashtu iu referua datës 27 dhjetor, duke thënë se ajo do të jetë “humbja më e madhe e Albin Kurtit”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit