Tahiri: Evropa dhe rajoni po marrin masa për përballimin e rritjeve të çmimit, Kosova në gjumë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për qëndrim duarkryq përballë krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve.


Tahiri me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka kërkuar nga Qeveria që urgjentisht të ndërmarrin masa. Ai ka përmendur se si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë ndërmarrë masa për ulje çmimesh.

“Ndërkohë, Spanja 🇪🇸, tashmë ka vepruar, duke shpallur një paketë prej 5 miliardë eurosh: ulje të TVSH-së për karburantet nga 21% në 10%, subvencione rreth 0.20€ për litër, ulje të taksave të energjisë dhe mbështetje për familjet dhe bizneset”, ka deklruar Tahiri, teksa ka përmendur edhe masat e Sllovenisë për zbutje të krizës së naftës.

“E Qeveria e Kosovës? Në gjumë???”, përmbyll shkrimin Tahiri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit