Qendra Spitalore Universitare e Tiranës (QSUT) ka njoftuar se 11 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra gjatë protestës së sotme në Tiranë, mes tyre edhe tre të mitur.
Sipas përditësimit të publikuar deri në orën 18:45, në mesin e të lënduarve janë gjashtë protestues, tre policë dhe dy kalimtarë.
QSUT-ja ka bërë të ditur se aktualisht në urgjencë po trajtohen dy protestues, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po i nënshtrohen ekzaminimeve. Po ashtu, në urgjencë ndodhet edhe një zyrtar policor, gjendja shëndetësore e të cilit është e mirë.








