Gazmend Syla nga OVL e UÇK’së ka folur për një deklarim të Daut Haradinajt i cili ka thënë se në mesin e protestuesve ka pasur edhe prej atyre që kanë qenë të pajisur me bomba.
Syla ka thënë se në asnjë formë s’do të dëmtoheshin institucionet e Republikës së Kosovës meqë veteranët kanë më së shumti hise në to.
Megjithatë ai ka thënë se nëse s’do të votohej Ligji për Specialen, kanë pasur plan që t’i bllokonin hyrjet e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, që kryeministri dhe deputetët të mos mund ta bënin punën e tyre.
“Ky presion popullor, ka qenë ideja me ia pamundësu z. Kurti e deputetëve që mendojnë ndryshe mos me e votu këtë ligj, me ua pamundësua punën e tyre. Ka qenë ideja edhe para kryeministrie e para Kuvendit me i blloku hyrjet”, ka thënë Syla.








