spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Sveçla pas kapjes së predhës e uniformave ushtarake serbe: Do të çrrënjosim çdo mbetje terroriste të Serbisë në vendin tonë

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla ka thënë sot se do të vazhdojnë angazhimin në çrrënjosjen e çdo mbetjeje terroriste të Serbisë në vendin tonë.

Sveçla në një postim në Facebook shkruan se mbrëmë, njësitë e Policisë së Kosovës, gjatë patrullimit në një objekt të pabanuar në fshatin Donje Jarinje, kanë hasur uniforma ushtarake dhe xhaketa me emblema të ushtrisë së Serbisë si dhe një predhë antitank.

Postimi i plotë:

Vazhdojmë me çmontimin e elementeve kriminale e terroriste të Serbisë, në funksion të sigurisë së qytetarëve tanë dhe mbrojtjes së Republikës sonë.

Mbrëmë, njësitë e Policisë së Kosovës, gjatë patrullimit në një objekt të pabanuar në fshatin Donje Jarinje, kanë hasur uniforma ushtarake dhe xhaketa me emblema të ushtrisë së Serbisë si dhe një predhë antitank.

Do të vazhdojmë pa u ndalur punën dhe angazhimin tonë në çrrënjosjen e çdo mbetjeje terroriste të Serbisë në vendin tonë. Institucionet tona mbeten plotësisht të përkushtuara ndaj ligjit, sigurisë dhe mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Çdo veprim që cënon sigurinë e qytetarëve tanë do të trajtohet me vendosmëri dhe profesionalizëm

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit