spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Sulmi ndaj gjinekologut – policia arreston edhe personin e dytë të dyshuar

Është arrestuar edhe personi i dytë i dyshuar për kanosje ndaj gjinekologut Afrim Veliu në Prishtinë.

Policia përmes raportit 24-orësh njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Më 03.06.2025 pas veprimeve hetimore lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari i dytë mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Ndryshe, gjinekologu Afrim Veliu para disa ditësh ishte sulmuar me një mjet metalik nga një person i panjohur. Po ashtu, në ordinancën e tij ishte hedhur një granatë dore.

Lidhur me rastin, policia kishte arrestuar një person të dyshuar, i cili ndodhet në paraburgim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit