Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka kërkuar gazetarëve që të ndërmjetësojnë mes tij dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, pas propozimit të tij për kandidatët për President të vendit.
Kurti tha se gazetarët nuk kanë nevojë të kontaktojnë Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin, pasi me ta do të komunikojë vetë. Në anën tjetër, ai u kërkoi gazetarëve që ta kontaktojnë Hamzën dhe ta pyesin se çfarë mendon për propozimin e tij dhe të subjektit fitues.
“Më lejoni të ju lus, pas kësaj konference mos i thërrisni Glaukun dhe Feriden, por ma pyesni kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, se çfarë mendon për propozimin e kryeministrit dhe të subjektit fitues”, tha Kurti.
Ai përsëriti se me Konjufcën dhe Rushitin do të komunikojë vetë, ndërsa gazetarëve u kërkoi që të kontaktojnë Hamzën.
“Me Glaukun e Feriden flas unë, besoni, nuk keni nevojë që të flisni ju, unë flas me ta. Por ju flisni me Bedri Hamzën, sepse s’po mund ta takoj, neve po na duhet një ndërmjetësues tash”.








