Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, është deklaruar për pranimin e një pacienti të plagosur me armë zjarri.
Në njoftimin e Spitalit, thuhet se; “sot rreth orës 16:25, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë është sjellë një pacient i plagosur me armë zjarri.
Menjëherë pas pranimit, pacientit i janë kryer të gjitha ekzaminimet dhe shërbimet e nevojshme mjekësore dhe i është ofruar trajtimi përkatës.
Pacienti është i shtrirë në spital për trajtim të mëtejmë dhe gjendja e tij aktualisht është stabile”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila tha:
“Bazuar në informacionet fillestare, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Të dy personat, viktima dhe i dyshuari, janë meshkuj, shtetas të Republikës së Kosovës dhe të moshës madhore”.
Sipas saj, “njësitë relevante policore ndodhen në vendngjarje dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për trajtimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”.








