Sot varroset Andi Spahiu, 32-vjeçari që dyshohet se u ngufat gjatë ngrënies së shalqirit

Gazeta raportoi të shtunën për vdekjen tragjike të 32-vjeçarit Andi Spahiu nga Fushë Kosova, i cili dyshohet se u ngufat gjatë ngrënies së shalqirit.

Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit të të ndjerit Andi (Skender) Spahiu do të mbahet sot, në orën 17:00, në Varrezat e Fushë Kosovës.

Spahiu ishte dërguar me autoambulancë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi një copë ushqimi dyshohet se i kishte ngecur në fyt, duke i shkaktuar vështirësi të rënda në frymëmarrje.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, vdekja e tij ishte konstatuar rreth orës 14:15.

Me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekje”, ndërsa trupi i pajetë ishte dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit