Në Gjykatën Themelore në Pejë pritet të mbahet sot, më 24 nëntor, seanca fillestare ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes së tij, tashmë të ndjerës Arlinda Zekaj.
Familjen e së ndjerës Arlinda Zekaj në këtë rast e përfaqëson avokati Besnik R. Berisha.
Seanca është caktuar për në orën 13:00, pasi ajo e planifikuar për 12 nëntor ishte shtyrë. Sipas njoftimit të mëhershëm të Gjykatës, Berisha kishte kërkuar shtyrjen pasi kishte njoftuar se nuk mund të merrte pjesë. Gjykata e kishte miratuar kërkesën pasi kishte dëgjuar palët e pranishme.
Sylaj akuzohet për veprën penale “Kanosja”, sipas nenit 181, paragrafit 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.









