Familja e Laurent Krasniqit ka njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot, 3 shtator 2026, në orën 17:00, në fshatin Llukar të Prishtinës.
Laurenti humbi jetën mbrëmë në një aksident të rëndë trafiku në Llukar, ku u përfshinë një automjet dhe një motoçikletë.
Në njoftimin e familjes thuhet se varrimi do të zhvillohet në orën 17:00, ndërsa familjarët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e të dashurit të tyre.
“I përjetshëm qoftë kujtimi për ty, Laurent.”








