Sorensen për Asociacionin: Obligim i kahershëm për Kosovën, zhvillimet politike e zgjedhore s’e ndryshojnë këtë

Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në një intervistë për gazetën serbe “Danas” është pyetur për thirrjen e BE’së ndaj Kosovës për nisjen e negociatave për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në një kohë kur vendi është “më pranë zgjedhjeve sesa formimit të institucioneve të reja”.

Sorensen tha se Asociacioni për Kosovën është obligim dhe nuk varet nga zhvillimet politike apo zgjedhjet në vend.

“Kjo nuk është diçka e re. Bëhet fjalë për një obligim të kahershëm, të përfshirë edhe në Aneksin e Zbatimit të dakorduar në Ohër në mars të vitit 2023. BE-ja pret që të dyja palët t’i përmbushin të gjitha obligimet e tyre sipas Marrëveshjes së vitit 2023 dhe Aneksit të saj të Zbatimit. Zhvillimet politike apo zgjedhore nuk i ndryshojnë këto obligime”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit