Sofía Vergara në mbështetje të Kolumbisë, feston fitoren në startin e Botërorit

Aktorja kolumbiane Sofía Vergara ka treguar edhe një herë krenarinë për vendlindjen e saj, duke mbështetur Kombëtaren e Kolumbisë në nisjen e aventurës në Kampionatin Botëror 2026.

Ylli i njohur i serialit Modern Family publikoi në rrjetet sociale një fotografi me fanellën e Kolumbisë, duke u uruar futbollistëve sukses para ndeshjes së parë në turne.

Mbështetja e saj duket se solli fat, pasi Kolumbia e nisi garën me fitore bindëse 3:1 ndaj Uzbekistanit, në një ndeshje ku goli i tretë u realizua në momentet e fundit të takimit.

Vergara kishte marrë pjesë edhe në aktivitetet promovuese të Botërorit së bashku me Owen Wilson, ku kishte deklaruar se do të ishte një nga tifozet më të zjarrta të përfaqësueses kolumbiane gjatë gjithë turneut

Megjithatë, aktorja pranoi se zhvillimi i Botërorit në Shtetet e Bashkuara i ka sjellë një sfidë tjetër: zgjedhjen e familjarëve që do ta shoqërojnë në stadiume.

Në një intervistë të fundit, ajo tha me humor se brenda familjes ka nisur një “garë” për të siguruar një vend në tribunat e Botërorit, pasi kërkesat kanë qenë më të mëdha sesa mundësitë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit