Operacioni “Shigjeta”, që udhëhiqej nga eproret e lartë, Sali Çekaj, Agim Ramadani e Rrustem Berisha, ndër të tjerë, mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të luftës së shqiptarëve për liri.
Në një video të publikuar, ushtarët e Brigadës “Agim Ramadani” të UÇK-së shihen teksa marshojnë në Koshare.
Në video ushtarët këndojnë një këngë nacionaliste të titulluar “Albulena”, ndërsa udhëhiqen nga ish-komandanti i njohur, Hisen Berisha, i cili gjatë luftës mbante beretën e kaltër, tashmë të famshme.
Për më shumë, shikojeni pamjet e mëposhtme:






