“S’ka nevojë me pritë fakte për me dhanë dorëheqje” -Ish-gjyqtari Kryeziu për rastin e Arlinda Zekajt

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadriu Kryeziu, ka folur për zhvillimet e fundit lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt.

Kryeziu ka vlerësuar se në këtë rast duhet të kishte dorëheqje dhe se çështja nuk duhet të bëhet kaq problematike. Sipas tij, dorëheqja është një institut që njihet si në aspektin kushtetues, ashtu edhe në atë ligjor.

“Politikani ka më shumë përgjegjësi se një qytetar. Nuk duhet me u marrë tragjike kjo për dorëheqje, instituti i dorëheqjes njihet në botë, është kategori edhe kushtetuese edhe ligjore, dorëhiqen njerëzit sepse ka mund të ketë gabime jo drejtpërdrejt. Duhet me dhanë dorëheqje, mos me bo shumë problematike, këtu te ne nuk e kemi traditë…”, ka thënë Kryeziu.


Ai ka theksuar se edhe në të kaluarën ka pasur raste të ngjashme, por, sipas tij, vrasja e Arlinda Zekajt është rasti më makabër që ka ndodhur në Republikën e Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit