spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

S’i kanë votat, por s’ndalen me akuza, Gërvalla-Opozitës: Humbës të dobët

Përkundër që Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur as pas shtatë seancash ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit, deputetja e kësaj partie, Donika Gërvalla, ka zgjedhur të fajësojë opozitën për këtë ngërç politik.

Gërvalla ka reaguar pasi partitë opozitare, përfshirë PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Listën Serbe, kundërshtuan propozimin për votim të fshehtë për kryeparlamentarin – një formulë të cilën VV-ja e prezantoi si mënyrë për zhbllokimin e procesit.

“Bllokada vazhdon. PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, të gjithë së bashku, kundër votimit të fshehtë për Kryetar të Kuvendit, si mundësi për zhbllokim të proceseve”, ka shkruar ajo.

Ajo ka akuzuar opozitën për bashkëveprim me Listën Serbe dhe ka vënë në pikëpyetje besimin e partive ndaj deputetëve të tyre, duke përfunduar reagimin me etiketimin: “Humbës të dobët”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit