Si do t’i kundërvihet Kina e Xi Jinping Amerikës së Donald Trump në garën për dominimin e botës

Ndërsa në fund të tetorit, pjesa më e madhe e botës ishte e përqendruar tek zgjedhjet presidenciale në SHBA, presidenti i Kinës Xi Jinping i Kinës bëri një thirrje publike për rezistencë globale ndaj rendit botëror të udhëhequr nga Amerika.

Duke folur në Kazan të Rusisë, në samitin e vendeve të BRICS, ai u tha liderëve të Brazilit, Rusisë, Indisë, Afrikës së Jugut, Iranit, Egjiptit dhe disa vendeve të tjera, se bota ka hyrë në një epokë të re kryesore “të përcaktuara nga turbullirat dhe transformimet“.

“A duhet ta lejojmë botën të mbetet e trazuar, apo do ta shtyjmë atë në rrugën e duhur të zhvillimit paqësor?” -pyeti Xi. Në vijim të fjalës së tij, ai iu referua një roman rus të vitit 1863, që lavdëron luftën revolucionare dhe që e frymëzoi Vladimir Leninin.

Xi është frymëzuar shpesh nga tradita historike dhe letrare e Rusisë për të përcjellë qëllimin e tij për të minuar – dhe përfundimisht të zhvendosur – idetë dhe institucionet perëndimore. Por, duke nxitur një frymë sakrifice revolucionare brenda BRICS, një grupim që po zgjerohet për të përfshirë shtete të reja anëtare, ai po paralajmëron synimin për të bërë bashkë botën në zhvillim për një luftë të përshkallëzuar kundër fuqisë amerikane.

Romani i zymtë dhe radikal që udhëheqësi kinez e përmend si frymëzimin e tij, na jep një farë ideje mbi mendësinë e Xi-së, teksa ai po përgatitet të testojë përkushtimin e Donald Trump ndaj institucioneve dhe aleancave, të cilat e mbështesin rendin e udhëhequr aktual botëror të udhëhequr nga SHBA-ja.

Libri me titull “Çfarë duhet bërë? Histori mbi njerëzit e rinj”, u shkrua nga Nikolai Chernyshevsky në një qeli burgu në vitet 1862-1863. Autoritetet cariste, e kishin dënuar për “qëllimin e lig të rrëzimit të rendit ekzistues”, për shkak të lidhjeve të tij të dyshuara me organizatat subversive.

Romani është pak i njohur në Perëndim, ndoshta sepse rrëfimi gjarpërues dhe konfuz i një trekëndëshi dashurie në një kooperativë utopike rrobaqepësish është një lexim i vështirë. Poeti rus Afanasy Fet, tha se krimi i vërtetë i zotit Chernyshevsky ishte “ndikimi i paramenduar i llojit më të keq sa i përket formës”, dhe se leximi i librit ishte një detyrë “gati e padurueshme”.

Një nga autorët e këtij artikulli, mund ta dëshmojë këtë në vetë të parë, pasi u përpoq dhe dështoi disa herë që ta çonte deri në fund, kur ishte korrespodent në Pekin. Xi joshet nga protagonisti i romanit, Rakhmetov.

Pasardhësi i një familjeje princërore, Rakhmetov rebelohet në moshën 16-vjeçare kundër babait të tij autoritar.
Kalit trupin e tij përmes punës së vështirë fizike dhe zhvendoset në Shën Petersburg, ku rekrutohet në një grup të fshehtë, dhe rilind si një “njeri i jashtëzakonshëm”, si revolucionari i fundit. Rakhmetov heq dorë nga ushqimi i mirë, vera dhe gratë. Lexon klasikët e filozofisë, letërsisë dhe shkencës.  Shmang fjetjen normale në një dyshek, duke kaluar një natë mbi një shtrat me gozhdë për të testuar veten, duke e lënë trupin e tij të mbuluar me gjak. Ai është “plotësisht i papërshkueshëm nga emocionet personale, nuk ka ndjenja”, dhe është i fokusuar për të bërë gjithçka që duhet për arritjen e qëllimev të tij.

Ideologjia radikale e këtij librit, zgjoi interesin Leninit, që e huazoi titullin “Çfarë duhet bërë?” për esenë e tij historike të vitit 1902, ku ai shpalli ndarjen me socialdemokratët pacifistë, në favor të formimit të një pararoje të revolucionarëve profesionistë dhe agresivë. Po ashtu, ai frymëzoi shumë nga Gardistët e Kuqe të Mao Ce Dunit, dhe të rinjtë urbanë që iu përgjigjën thirrjes së Maos për të jetuar së bashku me fshatarët kinezë në fshat gjatë Revolucionit Kulturor. Midis atyre që zbritën në fshat ishte edhe vetë Xi. Siç e ka rrëfyer vetë, e lexoi për herë të parë këtë libër kur ishte adoleshent, teksa jetonte në një shpellë në provincën rurale Shaanxi. Ai u “trondit” nga sjelljet askete të Rakhmetovit, por i shihte ato si ideale për të forcuar vullnetin e njeriut. Madje Xi ka pohuar se e ka imituar shembullin e Rakhmetov, duke hequr dorë nga dysheku, duke bërë dush me ujë të ftohtë, dhe duke u stërvittur jashtë në shi dhe borë.

Xi përmendi pikërisht këtë lloj sakrifice dhe guximi në samitin e BRICS, duke u thënë udhëheqësve të tjerë se “vendosmëria e palëkundur dhe lufta e zjarrtë e Rakhmetov, përfshin pikërisht atë lloj fuqie shpirtërore që na nevojitet sot”. ‘Sa më të mëdha të jenë stuhitë e kohës sonë, aq më shumë duhet të qëndrojmë të patundur, në ballë, me një vendosmëri të pandërprerë dhe një guxim të pashoq”- nënvizoi ai 

Sigurisht, Kina e ka minimizuar natyrën radikale të programit të Xi për audiencën perëndimore, duke e hequr referimin e tij për Rakhmetov nga transkriptet zyrtare në anglisht të fjalëve të tij.

Xi e ka rritur vazhdimisht presionin, në kuadër të përpjekjeve ë tij për të dëmtuar fuqinë e SHBA-së. Në vitin 2022 ai deklaroi një partneritet “të pakufishëm” me Rusinë, dhe u rreshtua përkrah homologut të tij Vladimir Putin dhe luftës së tij në Ukrainë. Po ashtu, ai ka mbrojtur atë që e quan “Nisma Globale e Sigurisë “, e cila shërben si kornizë retorike dhe filozofike për planet e tij.  Ai përkrah ideale të tilla si “siguria e përbashkët” dhe mbrojtja e “shqetësimeve legjitime të sigurisë” të secilit vend. Por synimi i tij i vërtetë, duket se është të sigurojë një mbulesë për ata që do të sfidonin interesat strategjike të SHBA-së, dhe në fund të mbrojë interesat dhe sistemet politike të Kinës dhe partnerëve të saj nga kufizimet e vendosura nga Uashingtoni.

Udhëheqësi kinez dëshiron më shumë kombe të rreshtuara nën këtë flamur. Në Kazan, ai dhe Putin theksuan në mënyrë të përsëritur rëndësinë e sigurisë, pasi BRICS mirëpriti anëtarë të rinj si Egjipti, Etiopia, Irani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe por edhe aplikantët e rinj si Kuba, Venezuela dhe Organizata për Çlirimin e Palestinës.

Shumë prej tyre, kanë rrënjët e tyre revolucionare ose leniniste, dhe s’ka nevojë për shumë inkurajim për t’u rreshtuar kundër Amerikës. Siç e tha presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, “BRICS mund të jetë një rrugëdalje nga totalitarizmi amerikan”. Xi e njeh shumë mirë rëndësinë e levave gjeopolitike, dhe po krijon një koalicion vendesh autoritare.

Kina ka punuar shumë për të riparuar lidhjet e prishura më parë me vende si India, Vietnami dhe Brazili, dhe po forcon marrëdhënie të tjera me të gjithë botën në zhvillim. Xi duket se beson se momenti është në anën e tij. Nga ana tjetër Trump rivjen në këtë detyrë me aftësitë e dobësuara të SHBA-së nga konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë. Ai e ka rrethuar veten me një përzierje këshilltarë izolacionistë dhe radikalësh anti-kinezë, ndërsa po hedh dyshime mbi angazhimin e Amerikës ndaj aleatëve dhe partnerëve si Ukraina dhe Tajvani. Putin mbetet një partner thelbësor i Xi-së. Media shtetërore ruse, raportoi se ai i dha liderit kinez një kopje të vjetër të librit të Chernyshevsky për ditëlindjen e tij në qershor, dhe e organizoi enkas samitin e BRICS në rajonin e Tatarstanit, shtëpinë stërgjyshore të Rakhmetov.

Shënim: John Garnaut, bashkëthemelues i “Garnaut Global”, një kompani këshilluese për rrezikun gjeopolitik dhe korrespondent mbi Kinën për gazetën australiane “The Sydney Morning Herald”. Sam Chetwin George, drejtor i kërkimeve mbi Kinën në “Garnaut Global”. New York Times”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit