Rasti “Rydox”, Kutleshi pranon fajësinë – Ambasada e SHBA-së vlerëson bashkëpunimin me Kosovën

Ardit Kutleshi, 28 vjeç, shtetas i Kosovës, ka pranuar fajësinë para drejtësisë amerikane për akuzat që lidhen me krijimin dhe menaxhimin e platformës ilegale online “Rydox”, e cila përdorej nga kriminelë kibernetikë për blerjen, shitjen dhe shkëmbimin e të dhënave personale të vjedhura dhe mjeteve për mashtrime e sulme kibernetike.

Sipas dokumenteve të gjykatës, që nga viti 2016 përmes “Rydox” janë kryer më shumë se 7,600 transaksione me të dhëna të identitetit (PII), mjete qasjeje dhe shërbime të lidhura me krimin kibernetik. Këto aktivitete kanë gjeneruar të paktën 232 mijë dollarë të ardhura.

Sipas FBI-së, në mesin e të dhënave të tregtuara përmes platformës ishin edhe informacione të vjedhura nga viktima kryesisht në territorin e Shteteve të Bashkuara.

Kutleshi e ka pranuar fajësinë në Gjykatën e Qarkut për Distriktin Perëndimor të Pensilvanisë për akuzat për vjedhje të rëndë të identitetit dhe konspiracion për pastrim parash.

Shqiptimi i dënimit ndaj tij është caktuar për 9 shkurt 2027.

Rasti është përshëndetur edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, e cila ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre amerikane në hetimin dhe ndjekjen e rastit.

“Një tjetër shembull i bashkëpunimit të suksesshëm SHBA–Kosovë në luftën kundër krimit kibernetik ndërkufitar”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Ambasada ka falënderuar Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, institucionet e tjera të Kosovës dhe të gjithë personat e përfshirë për bashkëpunimin në çuarjen e rastit para drejtësisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit