Një litër naftë sot do të shitet me çmim maksimal prej 1.61 euro, që është një cent më shumë krahasuar me të premten.
Kështu ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit në publikimin e çmimeve tavan të derivateve për sot.
Edhe benzina ka shënuar rritje të çmimit, ku një litër do të kushtojë deri në 1.52 euro, apo dy centë më shumë se dje.
Ndërsa, çmimi maksimal i gazit mbetet 0.76 euro për litër.









