Sportisti i UFC-së, shqiptari Denis Buzukja, bëri mrekullinë në Beograd.
Bëri shqiponjën dykrenare, duke tronditur serbët. Buzukja, të shtunën do të luftojë në Beograd kundër Bogdan Gradit, i cili në matjen zyrtare para spektaklit tregoi simbolin e shqiponjës dykrenare.
Pasi e kaloi me sukses matjen, e para se të zbriste nga peshorja, luftëtari vendosi që me këtë gjest, sipas mediave serbe, të provokonte organizatorët dhe vendasit e ngjarjes së madhe që do të mbahet në kryeqytetin serb.
Buzukja, përndryshe, në karrierën profesionale ka 12 fitore dhe gjashtë humbje.
Grad është një luftëtar austriak me 15 fitore dhe katër humbje në karrierën profesionale, ndërsa në UFC ka një fitore dhe dy humbje.
“Të të vijë turp!” Luftëtari shqiptar tregoi shqiponjën dykrenare para UFC-së në Beograd! Skandal para spektaklit në Arenë, shqiptari provokoi pa asnjë shkak”, ka shkruar më mllef media serbe “Kurir”.
“Denis Buzukja, luftëtar shqiptar, që lufton nën flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, provokoi turpshëm në mes të Beogradit.
Pasi kaloi me sukses peshimin dhe para se të zbriste nga peshorja, luftëtari vendosi të fyejë mikpritësit dhe organizatorët e ngjarjes së madhe në kryeqytetin serb me një gjest të turpshëm”, i sulet media serbe.
Serbët e dijnë se shqiponja dykrenare është simbol i shqiptarëve. Kjo aspak nuk është provokim, por media serbe dhe mendësia serbe, e paraqesin kinse si provokim..








