Shqiptarët protestojnë në Zarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Një numër i madh i bashkatdhetarëve kanë organizuar një tubim në qytetin bregdetar të Zarës në Kroaci, për të shprehur solidarizimin me ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ashtu si në tubimet e mëparshme, edhe këtë herë kërkesa kryesore e pjesëmarrësve ishte sigurimi i një procesi të paanshëm gjyqësor në Gjykatën Speciale.

Tubimit i është bashkuar edhe kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili tha se ky mobilizim synon të ngrejë zërin kundër, siç e cilëson ai, trajtimit të padrejtë ndaj ish-luftëtarëve të lirisë.


“E kemi këtë protestë në Zarë, për padrejtësitë, liri për çlirimtarët, rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Lavdi dëshmorëve të kombit”, deklaroi Gucati.

Gjatë tubimit, qytetarët valëvitën flamujt kombëtarë dhe shprehën përkrahje për ish-udhëheqësit e luftës, ndërsa në shesh u dëgjuan brohoritjet “UÇK, UÇK”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit