Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka thënë që autorizimi i Departamentit të Shtetit për Kongresin që të eksportojë artikujve të mbrojtjes dhe shërbimeve ushtarake për Kosovën, me vlerë mbi 14 milionë dollarë, dërgon një mesazh të qartë besimi në shtetin tonë dhe institucionet e tij të sigurisë.
“Shqiptarët për Amerikën” kanë shprehur mirënjohje të thellë për Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Kongresin e Shteteve të Bashkuara, Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe të gjitha institucionet amerikane që vazhdojnë të mbështesin Kosovën në forcimin e sigurisë, sovranitetit dhe rrugës së saj euroatlantike.
“Mbështetja e Amerikës për Kosovën mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të paqes, stabilitetit dhe demokracisë në rajonin tonë”, thuhet në postim.










