spot_img
Tuesday, November 18, 2025
spot_img

Shqipe Selimi për protestën në Tiranë: Kundër padrejtësisë jo vetëm sot, gjithmonë

Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Selimi, e cila është bashkëshortja e Rexhep Selimit që po akuzohet në Hagë, ka dalë me një deklaratë shtesë përveç asaj të partisë së saj, duke kërkuar që të protestohet në Tiranë kundër padrejtësisë.

Një “protestë gjithëkombëtare” është paralajmëruar për nesër në Tiranë për të kundërshtuar gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Çdo kundërshtim ndaj padrejtësisë është një shans më shumë për drejtësinë. Le të protestohet që t’i sigurohet hapësirë drejtësisë. Kundër padrejtësisë jo vetëm sot, gjithmonë!”, tha ajo, duke shpërndarë thirrjen për t’iu bashkuar protestës në Tiranë.

Reagimi i Shqipe Selimit vjen pas një deklarate të mbrëmshme të partisë së saj, e cila çoi në një përplasje me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit