Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje publike grupeve parlamentare të opozitës që të marrin pjesë në votim.
Sipas Haxhiut, deputetët e opozitës ndodhen brenda ndërtesës së Kuvendit, por po refuzojnë të hyjnë në sallën e mbledhjeve.
“I ftoj grupet parlamentare që nuk janë të pranishme në seancë që të vijnë dhe të jenë në përputhje me obligimet e tyre kushtetuese. Sipas informacioneve që ne kemi, ata janë në zyrat e tyre, prandaj i ftojmë të lëshohen poshtë e të vijnë”, tha Haxhiu.










