Shpërthen në KEK – militanti i VV-së “kërcënon” drejtorin e Prodhimit: Të vjen rendi edhe ty

Militanti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Zhegrova, i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës para tri viteve, është përfshirë në një polemikë me Luigj Imerin, një nga zyrtarët më të rëndësishëm të KEK-ut, me përvojë mbi 20-vjeçare në korporatë.

Zhegrova, një militant që përfitoi vend pune në KEK pas vendosjes së kontrollit të Vetëvendosjes mbi këtë ndërmarrje, e ka paralajmëruar Imerin se po i “afrohet fundit” si drejtor në KEK. E ka quajtur “hajdut”.

“Të paska hi fell pom doket puna e abutusit po ju vjen rreni edhe ty hajdut”, ka shkruar Zhegrova në një nga komentet e bëra në Facebook kundër Imerit.

Halil Thaçi, kryetari i Obiliqit dhe Egzon Zhegrova

Në një koment tjetër, Zhegrova, i cili më parë ka qenë edhe udhëheqës i Pikës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mazgit të Epërm të Obiliqit, ka kërkuar largimin e Imerit nga KEK.

“O thuni luigjit ec shpi se për at pun ski lidhje oo hajdut”, ka shkruar Zhegrova.

Imeri ka reaguar sot ndaj komenteve ofenduese dhe kërcënuese të militantit të Vetëvendosjes. Ka thënë se i njëjti është i punësuar edhe në KEK, edhe në Komunën e Obiliqit.

“Tash ky tipi përveç se është i punsuar në KEK është i ponsuar edhe në Komunën e Obiliqit”, ka shkruar Imeri.

“Shaj, fy, shpif e denigro se pastaj na kem met shpërbly!”, ka vazhduar ai. “Por ka pas drejt kur ka than të vjen (rreni) rendi edhe ty…”.

Deris imeri është drejtor i Prodhimit në KEK, dikur edhe ushtrues detyre i Drejtorit Ekzekutiv të koportatës, Zhegrova punon në pozitën e manipuluesit të shiritave.

Me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet, Zhegrova ka përfituar shumë. Është shpërblyer me punësim në Korporatën Energjetike të Kosovës në vitin 2023 dhe, po atë vit, familja e tij ka përfituar një grant prej 100,000.00 € për bujqësi.

Grantin në vlerë prej 100 mijë eurove, Ministria e Bujqësisë ia kishte dhuruar Anife Zhegrovës, familjare e militantit të VV-së.

Zhegrova ishte punësuar në KEK në valën e madhe të punësimeve partiake dhe nepotiste në korporatë në vitin 2023, kur partia në pushtet që e kontrollon KEK-un, rehatoi aty një numër të madh militantësh e të afërmish me Vetëvendosjen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit