Analisti politik, Armend Demaku, ka shpërndarë një video të bashkëpartiakëve të LVV’së, Mefail Bajqinovcit dhe Agim Bahtirit, ku ballafaqohen me njëri tjetrin, njëri në cilësinë e gazetarit e tjetri të politikanit.
Në debat, po diskutonin për punët që s’janë kryer në Mitrovicë.
Bajqinovci, i drejtohej Bahtirit me fjalët, “kurgjë s’keni bë deri tash. Deri më sot nuk po shohim anjë rezultat për investime”.
Ndërkaq, Agim Bahtiri, atëkohë, i referohej vetes si “legjendë”.










