Shpenzimet e Qeverisë: Më pak para për investime kapitale

Ekspertët vlerësojnë se vendi nuk po e përballon siç duhet krizën ekonomike për shkak të orientimit joadekuat të buxhetit shtetëror.

Nga ana tjetër, profesori Shkumbin Misini nënvizon mungesën e vizionit afatgjatë dhe orientimin elektoral të financave publike:


Misini gjithashtu shton se në dy vitet e fundit arka e shtetit është shfrytëzuar kryesisht për qëllime zgjedhore.

Të dhënat tregojnë se brenda një dekade, shpenzimet e shtetit të Kosovës janë rritur me 116 për qind.


Shpenzimet buxhetore të Qeverisë së Kosovës shënuan një rritje prej afër 50 për qind përgjatë pesë viteve të fundit, duke u ngjitur nga 2.3 miliardë euro në vitin 2020, në 3.49 miliardë euro në vitin 2025.

E sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), efekti real te qytetarët vlerësohet të jetë minimal.


Rritja e hovshme e buxhetit nuk arriti ta mposhtë inflacionin prej rreth 7.8 për qind, ndërsa struktura e ndarjes së mjeteve ngre shqetësime te njohësit e ekonomisë.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, mbrojtjes sociale iu ndanë 955 milionë euro, teksa për investimet kapitale, motorin e zhvillimit ekonomik, u ndanë 25 milionë euro më pak.

Ekspertët vlerësojnë se vendi nuk po e përballon siç duhet krizën ekonomike për shkak të orientimit joadekuat të buxhetit shtetëror.

Nga ana tjetër, profesori Shkumbin Misini nënvizon mungesën e vizionit afatgjatë dhe orientimin elektoral të financave publike:

Misini gjithashtu shton se në dy vitet e fundit arka e shtetit është shfrytëzuar kryesisht për qëllime zgjedhore.

Të dhënat tregojnë se brenda një dekade, shpenzimet e shtetit të Kosovës janë rritur me 116 për qind.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit