Shkodra i jep lamtumirën e fundit kapitenit hero që humbi jetën duke shpëtuar turistët

Shkodra është ndarë me dhimbje nga Arben Anamali, kapiteni i anijes turistike që u bë hero kombëtar, pasi humbi jetën duke shpëtuar turistë izraelitë nga mbytja në Liqenin e Shkodrës.

Kapiteni 50-vjeçar, baba i dy fëmijëve, u hodh në ujë për t’u ardhur në ndihmë turistëve në rrezik, duke i shpëtuar me jelekët e shpëtimit. Pasi siguroi që ata ishin jashtë rrezikut, Arbeni nuk u kthye më në anije.

Trupi i tij u gjet pas tre ditësh kërkimesh intensive, në një ngjarje që ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Për veprën e tij të jashtëzakonshme, qeveria shqiptare e ka shpallur “Dëshmor i Atdheut”, duke e nderuar si simbol të humanizmit dhe sakrificës.

Të afërmit dhe bashkëqytetarët shprehen se shpresojnë që emri i Arben Anamalit të mbetet në kujtesën e çdo shqiptari, si një njeri që vuri jetën e të tjerëve mbi të vetën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit