Shkeljet në Kuvend, Abdixhiku: Kushtetuesja konfirmoi bllokimin nga VV

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas tij konfirmon shkeljet kushtetuese të bëra nga Kryesuesi i Kuvendit dhe Lëvizja Vetëvendosje gjatë procesit të konstituimit të institucioneve.

Në një postim në rrjetet sociale, Abdixhiku tha se veprimet e kundërligjshme kanë rezultuar në bllokim të institucioneve për 48 herë rresht – një rekord të cilin e cilësoi “të turpshëm dhe të pashembullt në historinë parlamentare”.

Ai theksoi se Gjykata Kushtetuese ka riafirmuar qartë se nuk ka asnjë autoritet mbi Kushtetutën, përfshirë as partinë më të madhe apo Kryesuesin më të moshuar të Kuvendit, duke bërë të qartë se procedurat e zgjedhjes së Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit duhet të jenë në përputhje të plotë me Kushtetutën.

“Ky aktgjykim është fitore e madhe, jo vetëm për LDK-në, por për të gjithë qytetarët që kërkojnë institucione funksionale dhe të ndershme”, deklaroi Abdixhiku, duke paralajmëruar se mosrespektimi i këtij vendimi nuk do të tolerohet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit