Sherr për xhelozi në Fushë Kosovë – Ish gruaja kafshon dhe godet me thikë ish-bashkëshortin

Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje është raportuar mëngjesin e së shtunës në Fushë Kosovë, ku një burrë ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht dhe kafshuar nga ish-bashkëshortja e tij.

Burimet bëjnë me dije se më 14 qershor 2025, rreth orës 10:00, në Stacionin Policor Fushë Kosovë është paraqitur S.G., 41 vjeçar, i cili ka raportuar se është sulmuar nga M.K., 31 vjeçare me të cilën ende jeton në një banesë të përbashkët.

Sipas deklaratës së viktimës, pas një mosmarrëveshjeje për motive xhelozie, e dyshuara e ka kafshuar në krahun e majtë dhe ka marrë një thikë, me të cilën ka tentuar ta godasë. Ai ka tentuar t’ia largojë thikën nga dora dhe si pasojë është lënduar në gishtin e dorës së majtë.

Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”, ndërsa Prokurorja kujdestare ka udhëzuar që e dyshuara të lirohet në procedurë të rregullt dhe rasti të hetohet tutje nga njësitë përkatëse.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit