Sherr mes familjarëve në Prishtinë, grushte e karrige – një grua përfundon në QKUK, arrestohen dy persona

Një përleshje mes familjarëve ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ku tre persona dyshohet se janë sulmuar, ndërsa dy të tjerë kanë përfunduar në ndalim policor.

Burimet bëjnë të ditur se të dyshuarit janë Y.C. rreth 48-vjeçar dhe N.C. rreth 41-vjeçar, ndërsa si viktima në rast figurojnë D.C rreth 44-vjeçar, F.C rreth 70-vjeçare dhe D.C rreth 18-vjeçar.

Rasti ka ndodhur më 14 gusht, rreth orës 23:30, kur Policia është njoftuar për një përleshje në këtë pjesë të kryeqytetit.

Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe më pas palët e përfshira janë shoqëruar në Stacionin Policor Veriu.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktimat kanë deklaruar para Policisë se janë sulmuar me grushte, ndërsa gjatë përleshjes dyshohet se në drejtim të tyre janë hedhur edhe karrige.


Si pasojë e incidentit, F.C është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Sipas raportit fillestar, ajo kishte mbetur në trajtim dhe pritej të intervistohej pas përfundimit të procedurave mjekësore.

Dy të dyshuarit janë intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, Y.C. dhe N.C janë ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit