Sherr mes dy të miturave në parkun e Mitrovicës së Veriut, 15-vjeçarja dyshohet se sulmoi bashkëmoshataren për shkak të të dashurit

Një konflikt mes dy të miturave ka përfunduar me sulm fizik në parkun e qytetit në Mitrovicën e Veriut, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë një përplasje për fjalë të thëna rreth të dashurit të njërës prej tyre.

Rasti ka ndodhur më 11 shtator, rreth orës 13:30, ndërsa pak minuta më vonë viktima, një 16-vjeçare, është paraqitur në Stacionin Policor në Mitrovicën e Veriut për ta raportuar rastin.

Sipas deklarimit të saj, ajo kishte shkuar në park pasi ishte ftuar aty nga një tjetër e mitur.

Kur ka mbërritur, e dyshuara 15-vjeçare e ka pyetur se përse po fliste keq për të dhe për të dashurin e saj, pas së cilës situata ka eskaluar.

Sipas raportimit, e mitura më pas dyshohet se ka filluar ta sulmojë fizikisht bashkëmoshataren.


Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, pasi ka deklaruar se nuk ndihej e lënduar.

Për rastin është njoftuar hetuesi kujdestar dhe Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Sulm”.

E dyshuara është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe nënës së saj, ndërsa pas përfundimit të procedurave është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet nën hetim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit