Aksident tragjik në Mal të Zi – Humb jetën 47-vjeçari nga Kosova

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale Rozhajë–Beranë në Mal të Zi, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë një shtetas i Kosovës.

Viktima është identifikuar me inicialet E.M., 47-vjeçar, ndërsa lajmin e ka konfirmuar mediumi malazez “Vijesti”, duke iu referuar burimeve zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.

Sipas raportimeve, pas përfundimit të këqyrjes dhe ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga ekipet kompetente, qarkullimi në këtë aks rrugor është liruar dhe i është rikthyer normalitetit.

Aktualisht nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhur ky aksident fatal.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit