Shefja e ambasadës amerikane e quan Kosovën “vendi më pro-amerikan në botë”

Shefja e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka mbajtur një fjalim emocionues gjatë festës së organizuar me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, ku u mblodhën përfaqësues vendorë e ndërkombëtarë për ta shënuar këtë datë të veçantë.

Ambasada amerikane ka publikuar pamje nga ceremonia festive, ku vërehej atmosfera e ngrohtë dhe mikpritëse e qytetarëve dhe liderëve kosovarë.

Gjatë fjalës së saj, Prattipati u shpreh e entuziazmuar për përjetimin e 4 Korrikut pikërisht në Kosovë, të cilën e cilësoi si “vendin më pro-amerikan në botë”.

“Kam festuar 4 Korrikun në shumë vende të ndryshme, dhe nuk mund të imagjinoj një vend më të mirë për të shënuar këtë rast sesa këtu, me ju, në vendin më pro-amerikan në botë… Faleminderit që po festoni me ne sonte. Faleminderit për miqësinë tuaj dhe përkushtimin tuaj ndaj partneritetit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Gëzuar Ditën e Pavarësisë!” – theksoi ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit