Koalicion VV -LDK? Muhaxheri: Duhet të jemi aktiv për zgjedhjen e Presidentit, me këta numra s’jemi të nevojshëm për Qeveri

Kryetari i Komunës së Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së Gazmend Muhaxheri i cili sonte tha se për mendimin e tij “LDK duhet të mbes në opozitë dhe të forcohet”.

Derisa tha se me numrat që aktualisht posedon LDK, nuk është e nevojshme hyrja në qeveri.

“Ne jemi duke mendu për LDK-në çka ka me ndodhë në të ardhmen, për qeverisje iu takon atyre që e marrin udheqësinë në të ardhmen dhe ata duhet me pru mendim. Unë thash për zgjedhjen e presidentit ne duhet me qenë pjesë aktive, me ja dhanë vendit një president të dinjitetshëm, mirëpo për me hy në qeveri me këta numra, ku ti nuk je determinues e nuk je i nevojshëm për partnerin e koalicionit, pse duhet me të marrë ai ty. Me të bë patericë”, tha Muhaxheri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit