SHBA vendos sanksione ndaj biznesmenit Hysa dhe vëllezërve të tij për lidhje të dyshuara me kartelin “Sinaloa”

Biznesmeni Luftar Hysa bashkë me vëllezërit e tij, Arben, Ramiz, Fatos dhe Fabjon Hysa, emrat e të cilëve kanë qarkulluar në mediat meksikane si të lidhur me kartelin e drogës “Sinaloa”, janë sanksionuar nga SHBA-ja.

Të enjten, Thesari i SHBA-ve vendosi sanksione ndaj anëtarëve të familjes shqiptare Hysa në Meksikë, duke e akuzuar atë se e ka përdorur perandorinë e kazinove dhe restoranteve si mbulesë për pastrimin e parave të kartelit meksikan, Sinaloa.

Sipas Thesarit, familja Hysa përfshin anëtarët e familjes, Luftar, Arben Hysa, Ramiz, Fatos dhe Fabjon Hysa.

Kjo familje akuzohet se e ka përdorur ndikimin e vet përmes investimeve ose kontrollit mbi biznese të ndryshme me bazë në Meksikë, duke përfshirë lokale bastesh dhe restorante, për pastrimin e parave të përfituara nga trafiku i narkotikëve.

Familja Hysa në të kaluarën ka mohuar publikisht çdo lidhje me krimin e organizuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit