Shala i Nismës reagon pas deklaratës së Haradinajt: Për asnjë çmim, s’kisha dashtë me pas emrin në listë me ata që kanë votu me dy duar Dimal Bashën

Endrit Shala nga Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas deklaratave të Daut Haradinajt, duke thënë se për asnjë çmim nuk do të donte që emri i tij të ishte në të njëjtën listë me Dimal Bashën.

“As unë, për asnjë çmim, s’kisha dashtë me pas emrin në listë me ata që kanë votu me dy duar Dimal Bashën”, ka shkruar ai.

Reagimi i Shalës vjen pasi Daut Haradinaj, ka deklaruar se nuk do të donte të ishte në të njëjtën listë me Fatmir Limajn. Haradinaj tha se e respekton Limajn për kontributin e tij në luftë, por politikisht nuk do të donte të ndante listën, pasi Limaj nuk kishte komunikuar paraprakisht për drejtimin e tij të ri politik drejt Albin Kurtit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit