‘Sekiraqa vs Capat’: Bastisje në Prishtinë, arrestohet edhe një person për tentim vrasje

Familjet Sekiraqa dhe Capat, të njohura edhe si grupe që janë në konflikt, atë e kishin vazhduar edhe më 1 shtator 2014, i cili fatkeqësisht përfundoi tragjikisht. Një konflikt me armë mes tyre në lagjen Aktash në Prishtinë la të vdekur një person dhe pesë të tjerë u plagosën.

Për rastin sot është arrestuar edhe një person. Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prishtinë

“Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, njofton opinionin publik se sot ka realizuar një urdhër kontroll në një lokacion në lagjen ‘’Bajram Bahtiri’’ në Prishtinë”.

“Kontrolli është kryer në kuadër të hetimeve që lidhen me rastin e ndodhur më 01 Shtator 2024, në lagjen ‘’Aktash’’ në Prishtinë, ku si pasojë e një incidenti të armatosur kishte mbetur i vrarë një person”.

“Gjatë bastisjes, është arrestuar një person për veprën penale Vrasjes së rëndë në tentativë sipas nenit 173 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 të KPRK-së”.

“Poashtu, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit