Pyetja 230 mijë euroshe: Nagavci e Mehmetaj përplasen në komente, por “sekreti” i blerjes në Sofali nuk zbulohet

Një përplasje është zhvilluar në rrjetet sociale mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, dhe gazetarit Lirim Mehmetaj, pas publikimit të raportimeve që nxorën në pah se ish-ministrja e Arsimit ka arritur të blejë një shtëpi në lagjen luksoze “Vargu i Blertë” në Sofali të Prishtinës për 237 mijë euro, në një zonë ku çmimet për të tjerët nisin nga 380 mijë euro.

Pasi Nagavci doli me një reagim të gjatë ku i quajti raportimet “shpifje të orkestruara” dhe kërcënoi me padi (duke përmendur edhe padinë ndaj Mehmetajt), gazetari iu drejtua asaj në hapësirën e komenteve me një pyetje mjaft të thjeshtë: si arrihet të blihet një pronë gati sa gjysma e çmimit të tregut?

“Tregona veç qysh e ke ble shtëpinë veç 230 mijë euro në një lagje ku shtëpia më e lirë kushton 380 mijë euro? Le t’i Lirim Mehmetajn, votuesve tu tregoju. Kaq e thjeshtë është kjo punë. Qysh e bleve shtëpinë 230 mijë euro në një lagje ku shtëpia më e lirë kushton 380 mijë euro. Kaq,” shkroi Mehmetaj.

Por, në vend të sqarimit se si një shtëpi 380 mijëshe u ble për 237 mijë, Nagavci zgjodhi t’i japë gazetarit një leksion mbi etikën gazetareske. Në replikën e saj, ajo u ankua se nuk është kontaktuar paraprakisht dhe pretendoi se pamjet e publikuara nuk i takojnë shtëpisë së saj.

“Së pari, mënyra se si e keni trajtuar këtë çështje dëshmon mungesë të theksuar të profesionalizmit dhe etikës gazetareske. Keni publikuar një kronikë me pretendime të pavërteta, pa më kontaktuar fare për qëndrimin tim. Madje, i jeni referuar një shtëpie që nuk ka asnjë lidhje me timen,” u kundërpërgjigj Nagavci.

Në fund të komentit, deputetja iu referua një postimi të saj të 24 majit, duke insistuar se sqarimet tashmë i ka dhënë dhe se “përsëritja e shpifjeve nuk i bën ato të vërteta” – ndonëse edhe pas kësaj përplasjeje, sekreti se si gjendet një shtëpi me zbritje prej gati 150 mijë eurosh në Sofali, mbeti i pazbuluar për publikun.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit