Seanca për rastin e Banjskës ndaj tre të akuzuarve caktohet më 9 qershor

Seanca e shqyrtimit për tre të akuzuarit B.S., V.T. dhe D.M., në rastin e Banjskës, është caktuar të mbahet më 9 qershor në orën 09:30.

“Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, është caktuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor në çështjen penale të njohur si rasti “Banjska”, kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M., të akuzuar sipas Aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës PPS.nr.75/2023 të datës 11.09.2024, për shkak të veprës penale Kryerja e veprës terroriste dhe veprën penale Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, me datë 09 qershor 2025 në ora 09.30”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit