Santiana Maloku ka bërë të ditur se lidhja e saj me Patris Berishën ka përfunduar.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2 e ka konfirmuar këtë gjatë një interviste për “Prive By Liberta Spahiu”, ku u pyet edhe për jetën private.
Gjatë bisedës, Santiana tregoi se tashmë është beqare, duke u shprehur shkurt: “Tash jam single”.
Ajo sqaroi se raportimet e mëparshme për lidhjen kishin qenë të sakta në kohën kur ishin publikuar, por se ndërkohë gjërat kanë ndryshuar.
Me këtë deklaratë, konfirmoi publikisht përfundimin e lidhjes së saj me Patrisin.
“Kanë qenë të vërteta lajmet por nuk janë më”, theksoi mes tjerash.








