Samiti i NATO-s, Peci: Erdogan do të donte përfaqësues nga Kosova, por s’kishte kë të ftonte

Analisti politik Lulzim Peci, ka folur për samitin e NATO-s për të cilin Kosova nuk do të marrë pjesë. Ai shtoi se mungesa e institucioneve të plota shtetërore ndikon në përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës.

“Besoj që Erdogani kishte pasur qejf të ketë dikë të Kosovës, por ndoshta nuk ka pasur kënd ta thërrasë. S’ke president të vendit, je nën detyrë, krejt këto elemente ndikojnë”, deklaroi ai.

Peci tha se në këtë samit marrin vetëm kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare, duke shtuar se Kosova nuk mund të marrë pjesë.

“Në samitin e NATO-s marrin pjesë vetëm kryetarët e shteteve, qeverive anëtare të NATO-s. Për pjesëmarrjen në samit Kosova edhe asnjë vend që nuk është anëtar i NATO-s nuk mund të marrë pjesë në mbledhjen e këshillit të NATO-s. Ajo është vetëm për anëtarët e NATO-s, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit