Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka konfirmuar vdekjen e Pajtim Bajramit nga Klina e Poshtme, në vendin e tij të punës në Vjenë të Asutrisë, duke shtuar se edhe tre bashkëkombas të tjerë humbën jetën në këtë tragjedi .
Lushtaku ka shprehur ngushëllime duke thënë se “kjo humbje e rëndë na prek të gjithëve duke lënë pas një boshllëk të madh në familje, shoqëri dhe te të gjithë ata që e njohën”.
Postimi i tij i plotë:
Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëkombasit tonë, Pajtim Bajrami nga Klina e Poshtme, i cili humbi jetën në vendin e punës në Vjenë të Austrisë.
Kjo humbje e rëndë na prek të gjithëve duke lënë pas një boshllëk të madh në familje, shoqëri dhe te të gjithë ata që e njohën.
Ngushëllimet më të sinqerta i shpreh familjes Bajrami, si dhe familjeve të tre bashkëkombasve të tjerë që humbën jetën po në këtë tragjedi.
Ndajmë dhimbjen me ju në këto momente të rënda!









