Real Madridi, PSG, Arsenali e Sportingu, janë cerekfinalistët e parë të Champions League në futboll.
Manchester City ka pësuar humbje nga Real Madridi me rezultat 1:2 në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Etihad”.
Reali e kishte fituar takimin e parë me 3:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 5:1 kualifikohet.
Ndeshjet
Arsenali – Bayer 2:0 (1:1)
Chelsea – PSG 0:3 (2:5)
Manchester City – Reali 1:2 (0:3)
Sporting – Bodo/Glimt 5:0 (0:3)
Në kllapa janë ndeshjet e para
Në minutën e 20-të, Bernardo Silva i Manchester Cityt u përjashtuar me karton të kuq, ndërsa Vinicius Junior i Realit shënoi nga penalltia, 0:1 në minutën e 22-të.
Në fund të pjesës së parë, në minutën e 41-të, Erling Haaland nga afërsia ka barazuar rezultatin.
Në minutëne 90+4 Vinicius Junior shënoi për fitoren e Realit.
Kampioni në fuqi i Evropës, PSG, ashtu si në ndeshjen e parë po ashtu edhe në Londër, ka treguar muskujt. PSG e ka mundur me rezultat 3:0 Chelsean në Londër.
Edhe ndeshjen e parë e fituan me 5:2, kësisoj kualifikohen më tej.
Golat i realizuan Khvicha Kvaratskhelia (6’), Bradley Barcola (15’), Senny Mayulu (62’).
Arsenali e ka mposhtur me rezultat 2:0 Bayer Leverkusenin.
Skuadra gjermani nuk arriti të befasojë në Londër, ndërsa barazimi 1:1 në Leverkusen u zhvlerësua me humbjen e sotme.
Futbollisti Eberechi Eze shënoi në minutën e 36-të e Declan Rice në atë të 63-tën.








