Të dielave na gëzonin me fitore në kohërat e arta të tyre, por këtë të diel ndërruan jetë legjendat Zenun Brovina e Erdogan Celina!
E diela sportive, por sot ishte e diela pikëlluese!
Sa e kobshme është dita e sotme, e diela e 16 gushtit. Kosova mbetet pa dy emra të mëdhenj, pa dy emra që me qindra mijëra shqiptarë i bënë krenarë ndër vite.
Po sot, në po të njëjtën ditë, ndërruan jetë legjendat e futbollit të Kosovës, Zenun Brovina dhe Erdogan Celina.
Eh, e diela!
Një ditë e trishtë!
Dy emra që lartësuan futbollin e Kosovës.
Dy emra të brezit të artë!
Brovina e Celina, kur luanin me Prishtinën, ishin ndër emrat që sollën shumë gëzim për tifozët shqiptarë. Brovina ka qenë edhe pjesë e Partizanit të Beogradit dhe Vëllaznimit të Gjakovës. Celina ka qenë pjesë edhe e Trepçës dhe Lirisë së Prizrenit.
Si njëri po ashtu edhe tjetri, ishin reprezentues të Kosovës.
Brovina ka qenë edhe vëzhgues në Superligën e Kosovës, ndërsa Celina edhe ndihmëstrajner në gjeneratën e artë të Prishtinës dhe selektor i kombëtares së Kosovës U-21, po ashtu trajner edhe në disa skuadra tjera.
Sot Kosova qan, sepse mbetet pa dy emra të mëdhenj, por veprat e tyre gjithmonë do të jenë të shkruara me shkronja të arta.
Lamtumirë, legjenda!








